Sot në magjistralen Pejë – Prishtinë më saktësisht në Komoran kanë ndodhur gjashtë aksidente.
Në dy aksidente janë përfshirë tri vetura ndërsa në katër aksidente të tjera janë të përfshira nga dy vetura.
Gjatë këtyre aksidenteve kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona të cilët kanë pranuar edhe tretmant mjekësor.
Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në një distancë prej 1km në një interval kohorë prej 50 min, kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku.Në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura.” Ka thënë Krasniqi
Ndërsa ka bërë të ditur se njësitet policore kanë ndalur në vendin e ngjarjes.
“Nga këto aksidente, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes.” Ka shtuar Krasniqi. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...