Libani nuk ka energji elektrike pasi dy termocentralet më të mëdhenj të vendit u mbyllën për shkak të mungesës së karburantit, tha një zyrtar qeveritar.
Madje, sipas mediave të huaja, ndërprerja e energjisë elektrike do të vazhdojë për disa ditë, shtoi zyrtari, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“Rrjeti energjetik libanez ndaloi plotësisht punën mesditën e sotme dhe nuk ka gjasa që ai të vihet përsëri në funksion deri të hënën e ardhshme, ose për disa ditë”, citohet të ketë thënë zyrtari.
Termocentrali është ndalur në Zahrani, pasi uzina e Deir Ammar u ndal së punuari të premten si rezultat i mungesës së karburantit.
Zyrtari tha se kompania shtetërore e energjisë elektrike do të përpiqej të përdorte rezervën e karburantit të ushtrisë për të operuar përkohësisht termocentralet, por kjo nuk do të ndodhte së shpejti.
Shumë libanezë normalisht mbështeten në gjeneratorë privatë që punojnë me naftë, edhe pse kjo është në furnizim të shkurtër.
Libani është paralizuar nga një krizë ekonomike, e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant të importuar janë zvogëluar. /arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...