Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se nga data 07 – 12 tetor 2021, në tërë territorin e vendit pritet të ketë reshje të shiut me intervale të ndryshuara.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se reshjet do të jenë të intensitetit të ulët deri mesatarisht të lartë por kryesisht të karakterit lokal, të cilat mund të paraqesin probleme dhe vështirësi lokale, por nuk pritet që të shkaktojnë vërshime sidomos përmbytje lumore.
“Sasia më e lartë e reshjeve gjatë kësaj periudhe pritet të jetë në pjesën P dhe VP (Pejë, Istog, Junik, Deçan, Gjakovë), pastaj V dhe VL (mesatarisht 50 – 150 mm), ndërsa në pjesën L – J 30 – 75 mm, dhe në pjesën qendrore 20 – 50 mm”.
“Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, sidomos kur e kemi parasysh situatën e deritanishme e cila ishte përcjellur me verën shumë të thatë dhe deficit të lagështisë në tokë, prandaj edhe nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore. Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike”, thuhet në njoftim.
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës