Florian Marku ka konfirmuar një ditë më parë duelin e radhës, që do të zhvillohet në Wembley më 20 nëntor.
Të gjithë shqiptarët mezi presin ta shohin sërish në ring kampionin.
Dueli i tij do të transmetohet në Sky dhe për Markun është një ëndërr e realizuar. Nga ana tjetër ai ka befasuar me shmangien që i ka bërë “fiksimit” të tij Conor Benn, të cilin e ka sfiduar thuasje pas çdo ndeshjeje.
“Kam parë në Sky që kur isha fëmijë, kur ndiqja duele të mëdha në Greqi. Tani do të jem edhe unë në këtë platformë. Kur mendoj për këtë, është si një ëndërr. Deri në fund të vitit të ardhshëm shpresoj të kem një titull të madh në belin tim. Mendoj se jam katër luftime të mira larg kësaj, katër luftime me boksierët kryesorë, emra të mirë. Djali i Nigel Benn, Conor, nuk më do askund pranë tij, ndaj ai nuk është objektivi im”, është shprehur së fundmi në një intervistë Florian Marku.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...