Gazetari, Ridvan Berisha, thotë se qytetarët e Prishtinës është shumë me rëndësi të votojnë një kryetar dhe asamble që kanë ideal dhe dedikim për të transformuar Prishtinën.
“Boll me regjimin e vjetër, po e ndryshojmë rendin kësaj here”, shkruan Berisha.
Sipas tij, partitë politike duhet të kenë guxim për ballafaqim televiziv.
“Se si është qeverisë Prishtina në këto 21 vjet, është pyetje shumë me rëndësi”, thotë Berisha.
Ai ka përmendur edhe debatin e tij televiziv ndërmjet Isa Mustafës e Shpend Ahmetit, gatishmëri jo e pranishme për të ndodhur tani.
“Përveç duelit televiziv të para tetë vjetësh, nën moderimin tim, në RTK, midis Isa Mustafës, një politikan ky që la gjurmë zhvillimore në kryeqytet, dhe Shpend Ahmetit nga LVV. Deri më sot, nuk po shoh guxim të Arben Vitisë për ballafaqim televiziv”, shkruan Berisha./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...