Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për intensifikim të punës për marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Ai këto komente i ka bërë në një postim në Twitter pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Slloveni të mërkurën.
“Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin – si hap i rëndësishëm që duhet implementuar. Thërras të dyja palët që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Discussed last week’s arrangement between Belgrade & Pristina with @albinkurti – an important step which needs implementation.
I now call on both parties to intensify work on a comprehensive and legally binding agreement normalizing relations within the EU-facilitated #Dialogue pic.twitter.com/IJEh2gEyTA
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 6, 2021
Kurti tregon temat që u diskutuan në takimin me Merkel, Makron e Vuçiq
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit