Grevë dhe demonstrata mbarëkombëtare janë mbajtur në Francë për të shprehur revoltën kundër politikave sociale të Parisit.
Duke iu përgjigjur kërkesës së sindikatave, aktivistë dhe mijëra demonstrues u tubuan në në ‘Place de la Republique’ në qendër të Parisit dhe marshuan pranë Operës së Parisit.
Duke sfiduar planet e diskutueshme të qeverisë për reformën e pensioneve, demonstruesit kërkuan përmirësimin e kushteve të punës në sektorin publik dhe privat, si dhe rritje të pagave për pensionistët, punonjësit dhe nëpunësit civilë.
Rreth 25 mijë persona morën pjesë në protestat në Paris, ku policia mori masa të forta të sigurisë, ndërkohë demonstrata u organizuan në më shumë se 200 zona në të gjithë vendin.
Sipas Ministrisë së Arsimit të Francës, mbi 4 për qind e mësuesve dolën sot në grevë.
Pati ndërprerje të pjesshme në shërbimet e transportit publik si pasojë e demonstratave mbarëkombëtare,transmeton Anadolu Agency.
Parisi pezulloi punën për reformën e pensioneve në muajin mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Presidenti francez, Emmanuel Macron, në muajin shtator tha se puna për reformën e pensioneve do të fillojë përsëri në një kohë të përshtatshme.
Në muajin dhjetor të vitit 2019 dhe në muajin janar të vitit 2020 u organizuan demonstrata në të gjithë vendin me pjesëmarrje të qindra mijërave njerëzve, në të cilat nuk mungoi as përdorimi i forcës nga policia kundër gazetarëve dhe aktivistëve, gjë që shkaktoi polemika.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...