Bashkimi Evropian (BE) po shqyrton mundësinë e një bashkëpunimi ushtarak me Ukrainën përmes një misioni trajnimi për oficerët e këtij vendi.
Sipas një dokumenti të brendshëm të BE-së ky mision do të krijohej për shkak të “aktiviteteve të vazhdueshme ushtarake” të Rusisë.
Gazeta gjermane Welt am Sonntag, duke cituar dokument të BE-së, tha se disa vende anëtare dëshirojnë që Brukseli të krijojë programin e trajnimit të pavarur të quajtur Misioni Këshillimor dhe Trajnues Ushtarak i BE -së në Ukrainë (EUATM).
“Një mision ushtarak do të afirmonte përkushtimin ndaj vendeve të nismës së Partneritetit Lindor”, thuhet në dokument.
Sipas Bashkimit Evropian, ky mision do të ishte edhe shprehje e solidaritetit me Ukrainën përballë aktiviteteve të vazhdueshme ushtarake të Rusisë në zonën kufitare si dhe në rajonin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme.
Përveç krijimit të këtij misioni, Shërbimi i Jashtëm i BE-së po shqyrton edhe opsione tjera për të ndihmuar Ukrainën.
Njëri nga ata është të fuqizojë Misionin Këshillues të Bashkimit Evropian Ukrainë, i cili u krijua në 2014 për të ndihmuar në reformën e sektorit civil të sigurisë.
Ukraina, e cila nuk është anëtare e NATO-s, po synon të ketë lidhje më të ngushta me Perëndimin dhe ushtritë e saj për ta ndihmuar atë të luftojë separatistët e mbështetur nga Rusia në një luftë shtatëvjeçare që ka vrarë më shumë se 13,200 njerëz në lindje të vendit.
Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës, pak para fillimit të luftës./Rel/
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...