Në Spitalin Infektiv në Shqipëri shumë gra shtatzënë janë shtrirë aty për shkak të komplikacioneve të rënda nga koronavirusi.
Në Tiranë, dhjetë nëna kanë kryer lindje të parakohshme për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga Covid. Në dy maternitete në Tiranë janë dhjetë foshnje që po vijojnë të ndiqen nga bluzat e bardha pasi kanë lindur para kohe.
Pak ditë më parë Covid i mori jetën një 33-vjeçareje në muajin e 4 të shtatzënisë e shtruar në reanimacion në Spitalin Infektiv Covid-1. Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ngre me shqetësim mosvaksinimin e grave shtatzëna.
Ekspertët rekomandojnë vaksinimin si para edhe gjatë shtatzënisë për femrat, pasi në këtë mënyrë ulin riskun për humbjen e jetës. Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve gratë shtatzëna me simptoma të COVID kanë 70% risk për humbjen e jetës./Tv Klan/
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...
Seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Do...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Bordi i ZRRE-së n...
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve
Tri raste të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë një dite ...