Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se sot viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen sot në Republikën e Kosovës.
Njoftim i i plotë:
Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 Shtator 2021
Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë.
Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi.
Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Ndryshe, para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varrezat masive në Kizhevak të Serbisë sot në pikën kufitare në Merdare do të bëjë homazhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./arbresh.info/
LEXO EDHE:
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...