Natë e paharruar për CR7 në Ligën e Kampionëve.
Cristiano Ronaldo ia ka siguruar fitoren Manchetser United duke shënuar golin e tri pikëve kundër Villarrealit në minutat e fundit të ndeshjes, sfidë që u mbyll 2-1.
Ai theu rekordin e Iker Casillas dhe u bë futbollisti me më së shumti paraqitje në histori të Ligës së Kampionëve, gjithsej 178 paraqitje.
Ronaldo mban edhe disa rekorde të madha në këtë garë, më së shumti gola në histori (136), më së shumti gola në një sezon (17), më së shumti gola në fazën eliminuese (67), 11 ndeshje me radhë duke shënuar në Champions, lojtari i vetëm që ka shënuar në tri finale etj. /Gazeta Express/
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...