Trajneri i AC Milanit, Stefano Pioli ka reaguar pas humbjes nga Atletico Madrid.
Atletico Madrid siguroi fitoren ndaj “Rossonerëve” në minutën e 90+6 me anë të golit të Luis Suarez nga penalltia.
Sidoqoftë, penalltia ishte dyshimtë dhe çuditërisht nuk u shikua nga VAR-i, gjë që bëri të këtë kritika të mëdha për arbitrin kryesor.
Ndër personat që iu drejtuan arbitrit ishte edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli, që tha se gjyqtari nuk ka kaluar natën më të mirë.
“Nuk mendoj se arbitri kaloi natën më të mirë, ishim penalizuar. Me 10 lojtarë u detyruam të luajmë rol tjetër, u mbrojtëm për gjysmë ore dhe ishim afër të marrim rezultat pozitiv. Është zhgënjyese, kjo për siguri”.
“Nuk ishte vetëm penalltia dhe kartoni i kuq, çdo vendim 50-50 shkoi në anën e tyre. Me pak më shumë fokus, mund të fitonim”.
Momentalisht, Milan është në fundin e tabelës me zero pikë.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës