Pep Guardiola ka thënë se nuk e di se si t’i ndalë Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Neymarin në përballjen e sotme të Manchester Cityt me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve
Dy ekipet takohen sonte në Francë në një ndeshje të fazës grupore në Ligën e Kampionëve dhe Guardiola tha para ndeshjes se është pothuajse e pamundur ta ndalesh treshen sulmuese të Parisit.
“Nuk e di”, tha Guardiola kur u pyet para ndeshjes se si planifikon t’i ndalë Messin, Mbappen dhe neymarin.
“Gjithë ato cilësi, nuk e di se çfarë duhet të bëjmë për t’i ndalur ata, sinqerisht”, shtoi ai.
“Ata janë shumë të mirë. Është shumë e vështirë ta kontrollosh gjithë këtë talent të madh përnjëherë”, këmbënguli ai.
Guardiola është i vetëdijshëm për cilësitë e Messit nga koha kur të dy ishin pjesë e Barcelonës.
Messi ende nuk ka shënuar gol për PSG-së që prej se tronditi kur iu bashkua në verë, por trajneri i City këmbëngul se edhe më të mirit në botë i duhet kohë për t’u mësuar me rrethanat e reja.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër