Mbrëmë si pasojë e një aksdienti të rëndë, në rrugën Klinë-Istog, një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
I pari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se viktima e aksidentit është i riu nga Drenoci, Armend Rexhepi, shkruan arbresh.info
Elezaj ka shprehur ngushëllime familjes.
“Mbrëmja e së hënës komunës së Klinës i solli pikëllim të madh. Në aksidentin që ndodhi në Klinë, humbi jetën i riu nga Drenoci i Klinës, Armend Rexhepi. Familjes Rexhepi, miqve dhe shokëve të Armendit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Armendi u prehtë në paqe! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka thënë ai.
Ndërkaq, sipas disa fotografive të publikuar në rrjetet sociale, shihet se përplasja ka ndodhur mes një veture dhe autobusit të kompanisë “Bala Reisen”.
Kujtojmë se, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gash, mbrëmë ka deklaruar se personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa policia po merret me detajet e aksidentit në fjalë. / arbresh.info/
Lexo edhe:
Aksident i rëndë në Klinë, dyshohet për një të vdekur edhe dhjetëra të lënduar
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...