Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur në aksidentin e ndodhur në Klinë ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar pesë përsona.
Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi, i ndjeri ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda.
Gashi për arbresh.info, ka thënë se në këtë aksident dy persona të tjerë janë më lëndime serioze, ku njëri nga ta është transformuar në Prishtinë.
Rreth orës 20:57 minuta në rrugën “Sadik Rama”, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura. Një person ka vdekur, vdekjen e të cilit e kanë konfirmuar ekipet mjekësore, ndërsa dy të tjerë më lëndime të rënda fillimisht janë transferuar në Spitalin e Pejës ku njëri nga ta është përcjellë për në QKUK”, ka thënë Gashi.
Ai po ashtu ka njoftuar se tre persona të tjerë të lënduar pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
Gashi ka thënë se të gjitha ekipet kompetente janë në vendin e ngjarjes.
Arbresh.info mëson se i vdekur është një 23 vjeçar nga Klina./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Klinë, dyshohet për një të vdekur edhe dhjetëra të lënduar
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...