Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar SPD-në dhe kryetarin e saj Olaf Scholz për fitoren në zgjedhjet kombëtare në Gjermani.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se fitorja e SPD-së në një botë që përballet me sfida të mëdha është një sinjal i fortë për përparim politik.
“Urime për Olaf Scholz dhe SPD-në. Në një botë që përballet me sfida të mëdha, fitorja zgjedhore e partisë suaj është një sinjal i fortë për përparim politik, demokraci sociale dhe kohezion shoqëror”, shkroi Kurti.
SPD në zgjedhjet e së dielës fitoi me 25.8%, e cila pritet ta formojë qeverinë e re në Gjermani./arbresh.info/
Congratulations to @OlafScholz & @spdde! In a world facing immense challenges, your party's election victory is a strong signal for political progress, social democracy, and societal cohesion.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 27, 2021
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...