Drita dhe Gjilani përballen sot në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.Dy skuadrat gjilanase do ta zhvillojnë derbin numër 37 në kampionat, ku bilanc më të mirë ka
Drita me 14 fitore, kundrejt 12 të Gjilanit dhe 12 ndeshjeve të tjera që kanë përfunduar pa fitues.
Kjo sfidë do të jetë jashtëzakonisht e nxehtë, duke marrë parasysh që mysafirët janë në presion për shkak të nisjes jo të mirë.Takimi që do të zhvillohet në kryeqytet me fillim nga ora 15:00 pritet të jetë me rivalitet të madh si në fushë ashtu edhe në tribuna.Gjithsesi dy ekipet janë gati dhe trajnerët Ardian Nuhiu e Ismet Munishi kanë vendosur të startojnë me më të mirët.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Blakçori; Broja, Jashari; Muja, Fazliu, Ajzeraj; Tahiri.
Gjilani: Koliçi; Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha; Dabiqaj, Useini, Musolli; Hajdari, Krasniqi, Progni;
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...