Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kamenicës, Muhamed Kallaba shpalosi planin e tij qeverisës për mandatin katërvjeçar.
Ai në “Edicionin Zgjedhor” në Klan Kosova tregoi se ku bazohet ky plan.
“Komunës së Kamenicës i duhet një zhvillim dhe transformim. Programi bazohet në zbatimin e ligjit, ai ndahet në arsim, adminiatratë, zhvillim ekonomik, kulturë, rini dhe sport, çështje sociale”, tha Kallaba.
Ai foli edhe për fushën e arsimit, duke thënë se fëmijët duhet të kthehen në shkolla, përcjell Klankosova.tv.
“Me ardhjen tonë fëmijët do të kthehen aty ku e kanë vendin në shkollë. Ende pa e marrë detyrën, fëmijët duhet të nisen për në shkollë”, u shpreh ai.
Tutje, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Kamenicës tha se punësimet do të bëhet duke u bazuar në profesionalizëm.
“Ne do ti punësojmë profesionistët pavarësisht etniteti. Pra, do të punësohen vetëm për shkak të profesionit, jo për shkak të etnisë as ngjyrës”, tha ai.
Tutje, Kallaba shtoi se kanë program edhe për rininë, duke premtuar kështu riaktivizimin e qendrave rinore.
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...