Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve në veri.
Haradinaj përmes një postimi në ‘facebook’, ka vlerësuar se ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme, shkruan portali arbresh.info
Tutje lideri i AAK-së tha se provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.
Postimi i tij i plotë:
Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.
E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.
Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.
Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!
RH /arbresh.info/
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...