Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit, M.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
“Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 22 shtator 2021, në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, i pandehuri merr një thikë, shkon në shtëpinë e të dëmtuarit F.M., dhe pas konfliktit verbal e fizik, i pandehuri e godet të dëmtuarin me thikë në anën e djathtë të brinjëve, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore”, njofton Prokuroria Themelore në Gjakovë.
I njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 22 shtator 2021./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...