Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga qeveria e Kosovës ndaj targave të veturave që hyjnë nga Serbia.
Tanin ka folur për ngërçin e vazhdueshëm mbi zbatimin e masave në targa dhe kërkon që palët të adresojnë çështjen përmes dialogut, shkruan arbresh.info
“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK -ut Zahir Tanin vë në dukje ngërçin e vazhdueshëm mbi zbatimin e masave në targa dhe bashkohet me partnerët ndërkombëtarë në nxitjen e të gjitha palëve për të adresuar çështjet përmes mekanizmave të vendosur të dialogut, në mbështetje të lëvizjes së lirë të personave dhe mallrave dhe në interes të popullatave”, ka thënë Tanin.
Përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë po ashtu u ka përkujtuar palëve se veprimet e njëanshme bartin rrezikun e përshkallëzimit dhe duhen të shmangen në interesin e paqes, sigurisë dhe sigurisë së popullsive.
“Ju bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes procesit të dialogut politik,”, u shpreh Tanin./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...