Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një shtëpi në Podujevë duke kërkuar para.
Siç raporton policia, tre të dyshuarit kanë kërkuar para nga viktimat, por nuk ka pasur të lënduar, shkruan arbresh.info.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, rreth orës 04:19 të mëngjesit.
“Është raportuar se katër viktimat dy meshkuj dhe dy ferma kosovarë, kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe armatosur, kanë hyrë brenda në shtëpinë e tyre dhe u kanë kërkuar një shumë parash, pasi viktimat kanë pohuar se nuk kanë para, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, bënë të ditur policia./arbresh.info/
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...