Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar qytetin e Prizrenit bashkë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Mytaher Haskukën.
Kurti ka deklaruar se do të punojnë për një të ardhme më të mirë për prizrenasit në ekonomi, vende të punës, drejtësi si dhe fusha të tjera.
“Synojmë të fitojmë në Prizren më 17 shtator pa balotazh në raundin e parë, që të mos kemi nevojë edhe për katër javë të tjera. Me qeverisjen qendrore në Prishtinë, me qeverisjen komunale në Prizren, me projektin e madh infrastrukturor që do të lidh Prizrenin me Tetovën, jemi të bindur se ditë, muaj dhe vite më të mira e presin Prizrenin”, ka thënë Kurti për TV Besa.
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Kurti uron Fitër Bajramin: Të jemi më solidarë dhe më të kuj...
Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin