Në orët e mbrëmjes së datës 22 shtator 2021, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘detyrim.
Arrestimi i të dyshuarit S. Z., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe masave të ndërmarra për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
“Si rezultat i vëzhgimit dhe masave të aplikuara hetuesit policorë kanë arritur që në zonën e Vushtrrisë të dyshuarin ta zënë në flagrancë, ku tek i njëjti në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e dërguar nga viktima”, ka njoftuar zëdhënësi Avni Zahiti.
Nga hetimet e deritanishme dhe provat e siguruara, bëhet e ditur se personi i dyshuar tanimë i arrestuar, dyshohet se përmes komunikimit në rrjete sociale disa herë ka detyruar viktimën që të i dërgoj shuma të parave në lokacione të caktuara.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK