Të gjitha pagesat për tabletat e përkohshme RKS që bëhen nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të kthehen si donacion nga Qeveria e Kosovës për komunat e Luginës së Preshevës.
Këtë e ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, përmes një postimi në Facebook.
“Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën”, tha shkruar Kërçeli.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve, asnjë makinë e regjistruar në Serbi nuk mund të qarkullojë në territorin e Kosovës pa vendosur targat provizore të cilat kushtojnë 5 euro me vlefshmëri prej 60 ditësh./arbresh.info/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës