Ish-lojtari i Barcelonës, Carles Puyol ka reaguar për situatën të cilën Barcelona është duke kaluar.
Katalunasit nuk është duke kaluar një formë të mirë, ku janë shfaqur probleme financiare por edhe probleme me lojtarët e ndryshëm.
Barcleona e cila aktualisht është në vendin e tetë në tabelën e LaLigës dhe në Ligën e Kampionëve nuk kanë ndonjë pozitë të mirë, ku në ndeshjen e kaluar kanë pësuar humbje ndaj Bayern Munich më rezultat 3-0.
Pas gjithë kësaj ulje, një pjesë e bordit të barces kanë shprehur mendimin se shkarkimi i trajnerit do të ishte gjëja më e mirë tani.
Ndërsa ish-kapiteni i Barcelonës, me anë të një postimi në Instagram ka dhuruar shpresa për tifozët e Barcelonës.
“Këto nuk janë kohë të lehta, por vetëm nëse qëndrojmë së bashku dhe mbështesim ekipin, do të jetë më e lehtë të ecim përpara. Visça el Barça, gjithmonë”- ka shkruar legjenda e Barcelonës.
Barcelona kohëve të fundit ka mbajtur disa konferencë për media ku trajneri aktual Ronald Koeman ka folur për situatën e tij si trajner dhe poashtu edhe presidenti i klubit, Joan Laporta është shprehur se çdo gjë do të normalizohet me kohën. /arbresh.info/
View this post on Instagram
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1