Një i punësuar dhe 10 nxënës të infektuar me Kovid-19 nga shkollat e Kumanovës janë lajmëruar gjatë ditës së djeshme në Sektorin për arsim nga komuna e Kumanovës, kumtuan sot kompetentët.
Nxënësit e infektuar janë më shumë të shkollave të mesme dhe fillore.
“Nga fillimi i vitit shkollor, përfshirë ditën e hënë, 20 shtator të vitit 2021, nga ana e shkollave fillore dhe të mesme deri tek Sektori për arsim janë lajmëruar 17 të punësuar në shkolla të infektuar me Kovid-19 dhe gjithsej 76 nxënës nga më shumë shkolla”, kumtuan nga Sektori për arsim.
Sipas të dhënave nga Sektori për arsim, në komunën e Kumanovës ka 14.807 nxënës, ndërsa të punësuar janë gjithsej 1.720 në 21 shkolla, prej të cilave pesë janë shkollat e mesme dhe 16 janë shkollat fillore.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...