Ish-kryeministri serb Zoran Zhivkoviç tha sot se zëvendësimi i targave “KS” neutrale ndaj statusit në Veri të Kosovës është “pjesë e një marrëveshjeje” që Aleksandar Vuçiç nënshkroi me shqiptarët e Kosovës pesë vjet më parë dhe se gjithçka që po ndodh tani janë “pasojat e politikave të Vuçiçit”.
Sipas Zhivkovic, gjithçka që po ndodh aktualisht është “pasojë e veprimeve të Vuçiqit”, shkruan mediumi serb klix.ba, transmeton arbresh.info.
Politikani serb tutje ka thënë se është dashur që të kalojnë pesë vite që Vuçiq ta kuptojë se ajo çfarë kishte nënshkruar ka qenë gabim dhe se “është vetëm faji i tij”.
“Prandaj ata tashmë po përpiqen ta luajnë shpëtimtarin e serbëve”, ka thënë tutje për Danas.
Nga dita e djeshme Republika e Kosovës ka filluar implementimin e reciprocietetit të targave. Makinat me targa të Serbisë do të mund të futen në Kosovë vetëm pasi të kenë hequr ato serbe dhe të kenë vendosur tabelat provuese të Republikës së Kosovës.
Një vendim i tillë ka nxitur tensione derisa kemi parë reagime nga BE dhe Ambasada e SHBA’së, që kanë bërë thirrje të mos merren vendime të tjera të njëanshme./arbresh.info/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...