Është përcaktuar orari i ekipit A të Kosovës në hendboll në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kosova është në Grupin 1 të fazës së parë kualifikuese.
Kosova është pjesë e një grupi të fortë me Belgjikën, Turqinë e Greqinë. Kosova e kishte të drejtën e parë për të organizuar turne të grupit. Por jo të gjitha Kombëtaret pranuan që ndeshjet të luhen në formë turneu. Kështu ndeshjet do të luhen në sistem vajtje-ardhje.
Kosova i nis kualifikimet më 3 nëntor me ndeshjen ndaj Turqisë në Eskishehir. Më 7 nëntor, Kosova e pret Belgjikën. Ndërsa katër ndeshjet tjera janë në janar të vitit të ardhshëm.
Në eliminatoret e kaluara për Botëror, Kosova ishte renditur e dyta në grup, pas Rumanisë. Vendi i dytë tani siguron kalimin në fazën tjetër. Ky edhe është synimi.
Turqia – Kosova (3 nëntor 2021)
Kosova – Belgjika (7 nëntor 2021)
Kosova – Greqia (5 janar 2022)
Greqia – Kosova (8 janar 2022)
Kosova – Turqia (12 janar 2022)
Belgjika – Kosova (15 janar 2022)
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...