Në Kanada mbahen sot zgjedhjet e parakohshme paralmentare.
Kryeministri Justin Trudeau i ka thirrur ato dy vjet para kohe, në përpjekje për të konfirmuar shumicën në Parlament.
Por, sondazhet e nxjerrin udhëheqësin liberal në garë të ngushtë me udhëheqësin konservator, Erin O’Toole.
Sipas tyre, Trudeau dhe O’Toole kanë rreth 31 për qind mbështetje, që do të thotë se edhe nëse Trudeau fiton, ka shumë të ngjarë që ai të formojë një Qeveri tjetër të pakicës, duke e lënë sërish të varur nga partitë tjera, shkruan rel.
Trudeau i ka thirrur zgjedhjet muajin e kaluar, duke shpresuar se do të përfitojë nga trajtimi i pandemisë së koronavirusit dhe fushata e suksesshme e vaksinimit.
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...