Fatin tragjik të Fëllënxë Rrasës e kanë patur edhe 6 gra të tjera përgjatë 8 muajve të këtij viti. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, ku më 10 Shtator, u ekzekutua dhe Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti Elton Metaj. Dhuna, problemet ekonomike dhe tentativa për divorc kanë tronditur vendin nga veriu në jug edhe në gjashtë rastet e tjera kur burrat kanë ekzekutuar gratë e tyre.
Në 17 Mars, Irvana Hyka në Fier, e cila ishte 6 javëshe shtatzënë, u godit për vdekje nga bashkëshorti Demokrat Medinaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i madh” të Fierit, në sytë e fëmijëve të çiftit. Menjëherë pas ekzekutimit të bashkëshortes, Medinaj u largua nga banesa dhe u gjetën një ditë më vonë i vetëvrarë.
Më pas më 10 Prill u vra Fëllënxa Shirja në Kavajë nga bashkëshorti Bilbil Shirja, i cili e dogji të gjallë në makinë. Pak metra më tutje u gjet i vdekur dhe autori i krimit, i cili u vetëflijua. Shkak i krimit horror është bërë xhelozia.
Ngjarja e radhës ishte në 6 Maj në Elbasan ku u vra 54-vjeçarja Luljeta Buzo. Ajo u qëllua 7 herë me kallashnikov nga bashkëshorti Koço Buzo, që po e priste jashtë derës së gjykatës. Buzo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për dhunën që bashkëshorti i kishte ushtruar, por kjo nuk e ndaloi agresorin për ta ekzekutuar gruan para gjykatës.
Menderie Bici në Librazhd është viktima e radhës, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëshorti në 7 Qershor. Qemal Bici e ekzekutoi në mënyrë makabre të shoqen, ndërsa më pas vari dhe veten. Çifti patën një sherr, ku situata agravoi, ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe goditi gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më herët bashkëshortja e kishte kallëzuar në polici për dhunë.
Në 5 Korrik, Artan Ismalaja goditi me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, në makinë në Fushë Krujë./Klan News/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?