Ambasadori i ri britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, ka njoftuar përmes një postimi në “Twitter”, futjen e Shqipërisë nga ana e autoriteteve shëndetësore britanike në listën e vendeve të gjelbra.
King-Smith shprehet se me këtë vendim që hyn në fuqi nga 4 tetori, Shqipëria bëhet lehtësisht e aksesueshme për vizitorët që vijnë nga Britania e Madhe.
Gjithashtu ambasadori shprehet se shërbimi diplomatik që ai përfaqëson është në bisedime me ministren e Jashtme. Olta Xhaçka, për të bërë të mundur njohjen e vaksinave që bëhen në Shqipëri, në mënyrë që të hapet drita jeshile për qytetarët shqiptarë që synojnë të vizitojnë Britaninë e Madhe.
“Lajm i mirë: Shqipëria bëhet e gjelbër nga 4 tetori dhe vizitorët nga Britania e Madhe mund ta vizitojnë më lehtë. Jemi duke diskutuar me ministren e Jashtme olta Xhaçka, si të sigurojmë që vaksinimet e ofruara në Shqipëri mund të njihen në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që vizitorët shqiptarë së shpejti do të përfitojnë gjithashtu”, shkruan ambasadori.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...