Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore gjatë ditë së enjte mbajtën mbledhjen e parë në histori si dy vende të pavarura.
Në këtë mbledhje, dy qeveritë nënshkruan 11 marrëveshje, përfshirë edhe projekton e rrugës Prizren-Tetovë, shkruan arbresh.info.
Ky projekt ishte propozuar nga ish-komandanti i UCK-së, Ekrem Rexha, i njohur si komandant Drini.
Për këtë, ka reaguar edhe djali i Projekti për autostradën Prizren-Tetovë që ishte i ideuar nga Ekrem Rexha i njohur ndryshe si komandant Drini, para 22 vjetësh ende ka mbetur veç në letër.
Djali i komandant Drinit, Eki Rexha thotë se shpreson që Qeveria Kurti 2 do ta marrë parasysh faktin që kjo rrugë është propozuar nga babai i tij, komandant Drini dhe që emrin e kësaj rruge ta pagëzojë me emrin e tij.
“Ky projekt qysh para 22 vitesh u propozua nga Ekrem Rexha, komandant Drini. Me shpresë që Qeveria Kurti2 do t’i marrë parasysh se të paktën kjo rrugë të pagëzohet me emrin e komandantit, njëkohësisht edhe ideator i projektit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në mbledhjen e djeshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë Veriore, të dy krerët shtetëror u zotuan që do të realizojnë projektin e asfaltimit të rrugës Prizren-Tetovë.
Në pjesën ceremoniale të mbledhjes, kryeministrat e të dy qeverive dhe ministrat dikasterial i nënshkruan Memorandumet për Mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e fushëveprimit të përgjithshëm të bashkëpunimit lidhur me studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë dhe për rehabilitimin e zonës tampon Bllacë mes dy objekteve kufitare të të dyja vendeve, marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e diasporës, Marrëveshja për Statusin e Pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës (SOFA), Protokoll për Zbatimin e Marrëveshjes për realizimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor dhe disa marrëveshje të tjera./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...