Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua ditën e sotme me gjyqtarët e KPA-së.
Ajo ka përmendur se Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë një ndër përgjegjësitë më të vështira, atë të dhënies së gjykimit përfundimtar mbi vendimet e Vettingut.
Sipas ambasadores, pavarësisht se janë nën presion të madh, ata kanë këmbëngulur në zbatimin e elementit kyç të reformës në drejtësi.
“Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë një ndër përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e Vettingut. Pavarësisht presionit të madh, ata kanë këmbëngulur në zbatimin e këtij elementi kyç të reformës në drejtësi”, shkruan Kim.
Ambasadorja takoi ditën e sotme 15 prokurorët e SPAK duke përsëritur thirrjen që të ndiet penalisht kushdo që dëmton shqiptarët dhe pasurohet përmes krimit e korrupsionit./tch/
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...