Akuza të ashpra ka lëshuar ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me projektin e “Ballkanit të Hapur”, i cili kundërshtohet me forcë dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Për Sali Berishën, Edi Rama e ka kthyer Tiranën në vasal të Beogradit dhe shtoi se “Ballkani i Hapur kërcënon hapur ekzistencën e shtetit të Kosovës.
“Sot betohet një njeri që e ka bërë Tiranën në vasal të Beogradit, në qendrën të luftës së ftohtë kundër Kosovës. Ky argat i Vuçiq, Procesit të Berlinit, të ndërmarrë nga Merkel, në 2012-2013 u hartua nga serbofilët platforma e Ballkanit 6+2 që parashikonte ngritjen e Jugosllavisë së Re. Qeveria shqiptare e kohës e kundërshtoi, po ashtu dhe ajo e Kosovës. Konceptin e mori në duart e saj Merkel. Ajo hoqi organet e serbo-madhisë me qëllimin që të promovonte dialogun dhe të jepte përgjigjen më të favorshme për rajonin. Në atë kohë kishte një diskutim që Ballkanin mund ta mbajmë partner, por për ta nuk kemi nevojë”, tha ai.
“Aleksandar Vuçiq, njeriu që nuk njeh gjenocidin e vendosur në dy vendime të Gjykatës Ndërkombëtare, me dy vasalët e tij thotë që na duhet miniShengen. Ja ku është Ballkani i Hapur. Ai nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe dhe kërcënimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës”, u shpreh Berisha. /A2/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore