Gianluigi Buffon është njëri nga portierët më të mirë në histori të futbollit.
Legjenda italiane është rikthyer te Parma këtë verë pas 20 viteve të kaluara në Juventus e për një edicion edhe te PSG.
43-vjeçari ndihet ende në formë, teksa ka zbuluar edhe arsyen pse vendosi t’i bashkohet Parmas.
Buffon ka thënë se ndihet ende i rëndësishëm dhe vendosi të rikthehet te Parma për ta dhënë kontributin e tij tek kjo skuadër.

“Luaj sepse ndihem mirë. Ndihem akoma një portier i mirë dhe mendoj se jam akoma i vlefshëm për shokët e skuadrës. Prandaj zgjodha të kthehem te Parma, sepse e dija që do të sillja vlera dhe emocione”
“Parma ishte zgjedhja më e mirë, për të vazhduar kontributin tim në nivel të lartë”, deklaroi legjenda italiane.

Tutje Buffon tha se ëndrra e tij e madhe është që një dit ta drejtoj një Kombëtare, pasi kjo gjë i pëlqen më shumë se të jetë trajner i ndonjë ekipi.
“Të jem trajneri i një skuadre kombëtare më pëlqen më shumë se tekniku i një skuadre. Në çdo vend të botës, ndoshta në Australi”, tha Buffon.
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...