Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se ishte krenar që shënoi festën e unitetit serb dhe flamurit, dhe vlerësoi se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq po sulmohej sepse sipas tij, “ai bashkoi serbët, dhe Serbinë sepse ai nuk ishte gjunjëzuar”.
Vulin tha në TV Pink se Vuçiq po sulmohej sepse ai ishte ai që bashkoi popullin serb.
Ai pyeti “cili është problemi me të qenit serbë të bashkuar” dhe shtoi se nuk ka vënë re se askujt në rajon nuk i pengon kur “shqiptarët shënojnë Ditën e Flamurit dhe shfaqin flamurin e tyre kudo që jetojnë, por se kur serbët duhet të shfaqin trengjyrëshin e tyre, atëherë është problem”, raporton Tanjug./kk/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...