Ka shkuar mbi 663 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me 1708 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 663.970 sipas universitetit John Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 41,36 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,38 milionë raste të konfirmuara dhe 66.036 të vdekur.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 75 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...