Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti” në Shqipëri, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë dy shtetas, tre të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë Shqipërisë.
Nga ky operacion u ndaluan Orestis Spirollarit, 31 vjeç, banues në Pogradec, Kleanth Dokollarit, 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.
“Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale”, thotë policia./tvklan
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...