Presidenti i Shteteve të Bashkuata të Amerikës, Joe Biden, të martën e ka mohuar të martën raportimin e mediave se homologu i tij kinez, Xi Jinping, javën e kaluar e kishte refuzuar një takim me Biden.
Mediat kanë raportuar se Biden kishte biseduar në telefon me Jinping dhe se ai nuk ishte bindur që të merrte pjesë në një takim me të.
“Nuk është e vërtetë,” tha Biden kur u pyet nga gazetarët nëse ishte i zhgënjyer që Xi nuk donte të takohej me të.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Biden, Jake Sullivan, tha në një deklaratë të martën se shkrimet në media “nuk kishin një portretizim të saktë të telefonatës”.
Një burim që ishte në mesin e atyre që u informuan për thirrjen konfirmoi se raportimi për këtë takim ishte i saktë.
“Xi me sa duket kërkoi që toni dhe atmosfera e marrëdhënies duhej përmirësuar së pari,”.
Nga Ambasada e Kinës në Uashington nuk i kanë komentuar deri tani të gjitha këto zhvillime, shkruan Reuters.
Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...