Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjen Boja, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, profesorit dhe ish-kryetarit (myftiut) të Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Rexhep Boja.
“Kosova sot humbi një intelektual e patriot, ish-Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë edhe për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, nga ku afirmoi shtetin tonë në botën arabe, ku krijoi ura të reja komunikimi e mundësi bashkëpunimi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash ai. /arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...