Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në Shqipëri në vijim të turit të saj të lamtumirës në Ballkanin Perëndimor. Ajo zbriti në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shprehet e nderuar që i ka uruar mirëseardhjen kancelares gjermane.
“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin eruopian të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë”, shkruan Xhaçka./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...