Në një debat televiziv, ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së Selim Selimi ka kritikuar çasjen e Abdixhikut dhe dështimin e tij që të bëj bashkë opozitën.
Duke komentuar pjesëmarrjen e subjekteve të pacertifikuara, Selimi tha se përbërja e kësaj tavoline sot (takimi te Presidentja) tregon frikën e kryeministrit Kurti, për të pas 2 vota më shumë.
Selimi tha se dashuria dhe urrejtja e cila është promovuar mes Osmanit dhe Abdixhikut i shkon për shtati vetëm Kurtit.
Ai sipas komunikatës së AAK-së kritikoi Abdixhikun për rolin e tij në zgjedhjen e Presidentes dhe shtoi se Kurti është kryetar edhe i LDK-së, për faj të kryetarit të kësaj të fundit
Selimi tha që u tentua që Presidentja të paraqitej si neutrale edhe pse ata janë të njëanshëm. Ai kritikoi se NISMA dhe AKR nuk u ftuan, por u ftuan partitë që nuk ekzistojnë juridikisht.
Abdixhiku humbi shansin për ta unifikuar të djathtën kosovare, me pjesëmarrjen e tij në zgjedhjen e qeverisë dhe presidentes – tha mes tjerash Selim Selimi./arbresh.info/
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...