Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Martin Braithwaite do t’i nënshtrohet një operimi pasi kishte lënë stërivjen me dhimbje të mëdha në gju.
Klubi spanjoll ka konfirmuar se sulmuesi ka probleme në gjurin e tij të majtë.
Sulmuesi danez do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim dhe klubi do të publikojë një përditësim ri të dëmtimit kur të ketë filluar procesi, thuhet në komunikatën e faqes së ekipit spanjoll.
Sipas Gerard Romeros i cili është burim i afërt i klubit, lojtari pritet të mungoj rreth 3-4 muaj.
Reprezentuesi danez ka bërë tre paraqitje në ligë deri më tani këtë sezon duke kompletuar 226 minuta.
Në ditën e hapjes së sezonit kundër Real Sociedad në Camp Nou, sulmuesi shënoi dy herë dhe siguroi një asistim për një gol tjetër.
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...