Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se janë të gatshëm të dakordohen për çfarëdo kushtëzimi në lidhje me fushatën për Zgjedhjet Lokale 2021, por asnjëherë për shtyrjen e zgjedhjeve.
“Presim që 17 tetori të jetë një ditë e bardhë, dhe qytetarët të respektojnë masat që cakton IKSHP-ja, në mënyrë që me largu nga logjika precedentin për shtyrjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet lokale nuk ka asnjë arsye për me u shty. Ka arsye për me e largu deri në pikën zero fushatën, në të kundërtën LDK-ja do të marrë masa”, deklaroi Haziri pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.
Ai është pyetur nëse do të kërkojnë ndryshime ligjore sa i përket fushatës elektorale, meqë sikurse LDK-ja, edhe AAK-ja pranon reduktimin në pesë ditë. Ligji për zgjedhjet lokale parasheh fushatë elektorale një mujore.
“Nuk janë të nevojshme ndryshimet ligjore për zvogëlim të ditëve të fushatës. Ka disa opsione që mund të komunikohen programet si platformat sociale, duke evituar kontaktet me masa, si tubime e manifestimet politike”, deklaroi Haziri.
Presidentja, Vjosa Osmani, pasditen e sotme pret në takim përfaqësuesit e partive politike për t’u dakorduar në lidhje me situatën e krijuar me pandeminë dhe procesin elektoral./arbresh.info/
Pas Rey Manajt, edhe Mirlind Daku mungon ndaj Polonisë
Një aeroplan luftarak rus hyn në hapësirën ajrore të NATO-s
Prekëse: Gjesti u lirua në ditën kur vëllai i tij i ndjerë d...
Zbutet dënimi për Prishtinën, ndeshja ndaj Ballkanit luhet m...
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...