Sot inaugurohet Spitali për Fëmijë në QKUK

07:25 | 13 Shtator 2021
V. S.

Sot  do të bëhet inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në QKUK, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se, inaugurimin e tij do ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kishi nisur këtë projekt para disa viteve.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet prej orës 10:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale