Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Valbon Krasniqi, ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë dhe atë të Mitrovicës.
Në Spitalin e Vushtrrisë, ai është pritur nga dr. Shefkije Shatri, u.d. drejtoreshë e Spitalit të Vushtrisë, transmeton arbresh.info.
Në Spitalin e Vushtrisë sot janë 17 pacientë të spitalizuar me COVID-19. Ata falënderuan drejtorin Krasniqi për këtë vizitë dhe stafin mjekësor që po kujdesen maksimalisht për ta, duke u shprehur të kënaqur edhe me furnzimin me barna dhe material shpenzues.
Përveç tjerash, Drejtori Krasniqi njoftoi se aparati i CT-së, brenda 2-3 javësh pritet të rikthehet në funksion, i cili prej më shumë 3 vjetësh është jashtë përdorimit.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, drejtori Krasniqi është pritur nga dr. Luljeta Buqinca -Zhubi, u.d. drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.
Shoqëruar nga menaxhmentI i spitalit dhe stafi kujdestar, drejtori Krasniqi nga afër ka vizituar edhe pacientët që po trajtohen në këtë spital, të cilët poashtu u shprehen të kënaqur me trajtimin si dhe me furnizimin me barna dhe material shpenzues.
Edhe në Spitalin e Mitrovicës së fundmi është instaluar rezervuari i oksigjenit i cili siguron furnizim stabil dhe të qëndrueshëm duke rritur sigurinë si për stafin shëndetësor ashtu edhe për pacientët.
Në këtë takim, dr. Krasniqi, bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, poashtu është pajisur me një aparat Rëntgen të ri digjital, e pritet të furnizohet edhe me një mamografi
Drejroresha Zhubi dhe personeli i Spitalit të Mitrovicës shprehën falënderime për këto investime shumë të rëndësishme të cilat kanë ndikim direkt në rtitjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës, me theks të veçantë për rezervuarin dhe furnizimin me oksigjen të lëngshem, e që ka lehtësuar në mase të madhe edhe punën e stafit dhe trajtimin e pacientëve që kanë nevojë per oksigjeno-terapi./arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...