Dy pjesëtarë të personelit të KFOR-it turk kanë raportuar në Policinë e Prizrenit se u është vjedhur një qen, pronë private e personelit të KFOR, duke sjellë edhe një video nga kamerat e sigurisë ku shihej një person duke e futur qenin në automjetin e tij.
Pas një pune hetimore nga ana e njësive policore të Stacionit Policor Prizren është arritur të që të lokalizohet i dyshuari B.Z., i ditëlindjes 1975, dhe tek i njëjti është gjet dhe sekuestrua qeni.
“Është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarruna lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt”, thuhet në njoftim.
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit