Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur dhe uruar Lindita Nikollën, për detyrën e re, si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Në një postim në facebook, Meta ka thënë se tashmë duhet punuar për interesin e përbashkët, pasi është mbyllur kapitulli më i errët në historinë e parlamentit.
Një shuplakë Meta nuk e kurseu me opozitën, e cila vendosi të largohet nga salla sapo Nikolla mori fjalën si kryetare. Ai tha se tashmë nuk duhet të ketë më bojkot, sepse nuk ka vlerë dhe kuptim.
Postimi i plotë:
Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!
Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!
Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë./tch
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...