Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se nëse do të ishte në krye të institucioneve shëndetësore dhe do të ndodhte tragjedia në Tetovë, nuk do të priste as sekondën, do të jepte dorëheqje për shkaqe morale.
Ai tha se dorëheqja në raste të tilla, është përgjegjësi morale.
“Nëse flasim për përgjegjësi penale apo juridike, unë do të prisja të përfundojë hetimi. Por, nëse flasim për përgjegjësi morale, atëherë ata që më njohin e dinë se kur unë të jem në pozicion të këtillë, unë nuk do të prisja as sekondën, menjëherë do të jepja përgjegjësi për shkaqe morale”, tha Pendarovski për 360 Shkallë.
Ndryshe, nga zjarri në spitalin modular në Tetovë jetën e humbën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u lënduan.
Pas kësaj ngjarje tragjike, zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, së bashku me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi, dhe drejtorin ekonomik të këtij spitali, Artan Etemi, u dorëhoqën nga pozitat e tyre./Telegrafi/
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...